Kosovari në Zvicër dënohet me 4,5 vjet burg pasi përdhunoi tri femra

Aktuale May 24, 2016 - 17:42

Gjatë dy viteve ai ka mashtruar tri femra, të cilat i ka rrahur në mënyrë të rregullt dhe pastaj i ka detyruar të bëjnë seks me të. Kjo akuzë i ngarkohet kosovarit 26 vjeçar nga regjioni Rheintal i Kantonit Chur në procesin gjyqësor që ka përfunduar të premten në Gjykatën e Qarkut Werdenberg-Sarganserland.

Sipas akuzës, kosovari u ka dërguar mijëra mesazhe telefonike dhe u ka telefonuar femrave të përmendura në çdo kohë, duke u shkaktuar frikë dhe stres, shkruan st.gallertagblatt.ch. Kur ato i kundërviheshin, ai i rrihte, duke i përgjakur dhe në këtë gjendje pastaj rregullisht i përdhunonte dhe e filmonte aktin që bënte.

Femrat provonin të kërkonin ndihmë por ai i kishte vënë nën presion aq shumë sa që ato sërish gjunjëzoheshin para tij, transmeton albinfo.ch.