New York Times përmend “ terroristët” e Deçanit

Aktuale May 24, 2016 - 14:04

Në profilin  e saj në Instagram, ‘NYT’ ka shkruar për arrestimin e disa personave që ndodhi kohë më parë në afërsi të manastirit të Deçanit.

Siç shkruan ‘NYT’, këta persona ishin arrestuar për dyshimet për planifikim të sulmit terrorist.

Për më shumë ‘NYT’ shkruan se 17 vite pas sulmeve të udhëhequra nga SHBA-të, Kosova është shndërruar nga një shoqëri tolerante myslimane në një vend me prirje ekstremiste. E gjithë kjo sipas kësaj gazete ka ndodhur për shkak të hyrjes së parave nga Arabia Saudite, raporton “zeri.info”.  

Sipas këtij shkrimi, Kosova tashme është e rrezikuar nga terrorizmi si vendet e tjera evropiane.

Gjatë dy viteve të fundit policia sipas gazetës ka identifikuar 314 kosovar që kanë shkruar për t’iu bashkuar ISIS-it në Siri. 

Image