Veseli: Ata që na kritikojnë për mos punë të Kuvendit kanë të drejtë (VIDEO)

Aktuale May 24, 2016 - 12:35

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizites në familjen Rugova, ka folur edhe për zhvillimet në Kuvend, ai ka thënë se të gjithë atë të cilët kritikojnë Kuvendin për dinamikë të ulët të punës kanë të drejtë pasi sipas tij, legjislativi nuk është duke bërë punë sa duhet, duke shtuar se duhet të punohet më shumë pas nënshkrimit të MSA-së dhe rekomandimit për liberalizim të vizave, shkruan “Zeri.info”.

“Kush na kritikon veçanërisht në këtë vitin e fundit ka të drejtë, nuk jemi duke punuar aq sa duhet, por ajo çfarë dua të them është se do të punojmë në mënyrë më intensive  veçanërisht pas  rekomandimit për liberalizim të vizave dhe marrëveshjes së MSA-së, ku ne duhet ti japim një perspektivë në Kuvendin e Kosovës dhe në të gjitha institucionet zhvillimit ekonomik”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Veseli: Lëvizja paqësore dhe lufta e UÇK-së e kanë sjellë lirinë

Ai po ashtu ka deklaruar se së bashku me partnerin në koalicion LDK-në, janë duke punuar në hartimin e një programi në politikave qeverisëse.

“Po presim që shumë shpejt të finalizojmë edhe një projeksion programor në kuadër të politikave qeverisëse së bashku me partneret në koalicion në mënyre që etapa e re e cila i ka jep një mundësi shumë të madhe Kosovës edhe në perspektiven e zhvillimit ekonomik të jetësohet edhe nga institucionet e Republikës së Kosovës, kjo ka të beje me Kuvendin dhe Qeverinë, qytetaret presin veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik me shumë nga ne”, ka thënë Veseli. /ZËRI/