Haskuka e quan Thaçin analfabet

Aktuale May 23, 2016 - 20:28

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, duke iu referuar presidentit, Hashim Thaçi, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se,  “t’i thuash demarkacionit dhe 8200 hektarëve “politike ditore” është analfabetizëm”, transmeton “zeri.info”.

LEXO EDHE: Çollaku: Demarkacioni duhet të ratifikohet deri në korrik (Video)

Ai po ashtu ka shkruar se, Sllovenia dhe Kroacia për disa hektarë nuk kanë përfunduar demarkacionin qe 25 vite dhe janë në arbitrazh ndërkombëtar.

Postimi i plotë i Haskukës:

Ti thuash demarkacionit dhe 8200 hektarëve "politike ditore" është analfabetizëm.

Slovenia dhe Kroacia për disa hektarë nuk kanë përfunduar demarkacionin qe 25 vite dhe janë në arbitrazh ndërkombëtar.

Këto shtete janë në Bashkimin Evropian ngase presidentët e kriminalizuar i kanë fut në burg e jo per shkak të demarkacionit.