Dokumentari për gruan e kryetarit dibran të seks skandalit (Video)

Aktuale May 19, 2016 - 10:36

“Rruga e drejtë është e thjeshtë dhe e qartë”. Me këtë titull hapet dokumentari i kushtuar bashkëshortes së ish-kreut të Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili.

Në dokumentari e publikuar në YouTube shfaqet një grua humane, e përkushtuar për komunitetin e saj, për familjet e vërfëra të Dibrës, por edhe një grua e rafinuar dhe me një sens të madh në menaxhimin e fushatës së burrit të saj.

Tefta Xhelili vihet re tek shpërndan ndihma financiare për njerëz në nevojë, udhëtimin e saj në administrimin e biznesit të familjes, por edhe një “spin doctor” perfekt pas shpatullave të Shukri Xhelilit.

Pamjet e dokumentarit të realizuara për një segment të jetës së saj, vijnë në një kohë, kur jo vetëm jeta personale, por edhe ajo familjare gjendet në një situatë shumë të trazuar. Ajo shfaqet humane, bamirëse dhe elokuente me qytetarë të thjeshtë të Dibrës, e gatshme për të ndihmuar këdo që është në skamje ekonomike.

Ndërkaq, dokumentari ka nxjerr në pah një grua aktive, vepruese dhe e plotësuar në karrierën e saj individuale, por edhe e fortë, e njëkohësisht humane me njerëzit.

Për çudi, diku u kris diçka… /Dita