Para, femra dhe pushtet: Ja pasuria e Shukri Xhellit

Aktuale May 17, 2016 - 15:10

Tashmë Shukri Xhelili u bë kaq i njohur për të gjithë, madje personat më me humor do të talleshin duke thënë se fjala e parë e fëmijëve të sapolindur do të jetë Shukri. Kushdo e njeh Shukriun dhe brekët e tij, edhe ata më pak të interesuarit për atë çfarë ndodh, e kanë dëgjuar tek-tuk ndonjë fjalë për të.

Ai tashmë është kthyer në fenomen dhe ia ka kaluar Bidait. Për Sadnën nuk është folur kaq shumë. Burra, gra të rinj dhe të reja në urbanë, kafene dhe rrugë, të gjithë Shukri thonë. Madje edhe nëse në një moment dëshiron të mbyllësh veshët, kot e ke pasi do s’do Shukriun e ke në mendje.

Fundja ajo çfarë kuptuam nga ai është se mjafton të kesh para e pushtet dhe mund të kesh çdo femër, duke mos u ndalur as përpara simbolit të figurës së një Kryebashkiaku, i cili i zgjedhur nga votat e qytetarëve simbolizon figurën e moralshme dhe të drejtë, shembull për të gjithë. Në fakt Shukriu vërtet zgjodhi të jetë shembull, por nga ai shembulli i përbaltur që nuk e ndaloi veten nga instinkti kafshëror edhe pse i veshur në kostum e kollare.

Por sa kushton në të vërtetë Shukri Xhelili, ish-kryebashkiaku i seksit? Para disa kohësh ai ka deklaruar pranë ILDKP-së prona dhe biznese. Gjatë vitit 2015 ka blerë një truall dhe një ndërtesë me vlerë 3.800.000 lekë. Ndërkaq Tefta Xhelili është administratore e subjektit “Viklo” dhe deklaron 620.288 lekë. Gjithashtu në këtë kompani është i punësuar edhe djali i Shukriut, Evis Xhelili. Shukriu ka deklaruar edhe pagën si Drejtor Rajonal i Sigurimeve Dibër, deri kur mori mandatin e kryebashkiakut me vlerë 666.081 lekë. Paga si kryebashkiak është 388.078 lekë, për më tepër merrte dhe shpërblime si anëtar i Këshillit Bashkiak në Peshkopi si dhe shpërblim si anëtar i Këshillit të Qarkut Dibër.