Islami: Protestuesit nuk kishin tendenca të përshkallëzimit të protestës

Aktuale May 14, 2016 - 16:34

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka thënë se protesta ishte organizuar shumë mirë. Sipas tij protesta e paralajmëruar për ditën e sotme e cila për herë të parë u mbajt pa ‘Vetëvendosjen” u mbajt siç kishin paralajmëruar organizatorët.

“Protesta e paralajmëruar për ditën e sotme e cila për herë të parë u mbajt pa Vetëvendosjen u mbajt siç kishin paralajmëruar organizatoret. Me kohë u mblidhen protestuesit te cilit ishin ne numër përafërsisht si herave tjera”, ka thënë Islami.

Ai ka thënë se kësaj here Policia e Kosovës u duken vetëm në mënyrë simbolike të informuar në protestë, duke shtuar se protestuesit ishin shumë të qet dhe të relaksuar, nuk kishin tendenca të përshkallëzimit të saj.