Policia: Protesta e Opozitës përfundoi e qetë, ishin rreth pesë mijë protestues

Aktuale May 14, 2016 - 16:21

Policia e Kosovës ka treguar se protesta e opozitës ka përfunduar pas një incident. Kanë treguar se pjesëmarrës ishin rreth 5 mijë protestues. Sipas organeve të rendit, AAK dhe NISMA kanë marrë leje për organizmin e këtij tubimi para Qeverisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka treguar se në protestën e sotme të opozitës ishin rreth 5 mijë pjesëmarrës. Këtë të dhënë e kanë treguar pas përfundimit të protestës, në një njoftim, për media.

Në njoftim, thuhet se tubimi ka përfunduar pa asnjë incident.

“Policia e Kosovës (PK) si institucion i zbatimit të ligjit ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin. Protesta në të cilën kanë marrë pjesë rreth 5.000 protestues, pas fjalimeve të disa personaliteteve, rreth orës 15:05 minuta e njëjta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente”, thuhet në njoftim.