Deputeti i Vetëvendosjes proteston me AAK-në dhe Nismen

Aktuale May 14, 2016 - 15:58

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka qenë pjesë e protestës së organizuar nga AAK-ja dhe NISMA për Kosovën për kundërshtimin e dy marrëveshjeve të arritura në Bruksel vitin e kaluar.

Deputeti i VV-së Kurteshi në një prononcim për zeri.info e ka pranuar se ka marrë pjesë në këtë protestë. Ai ka thënë se ka qenë pjesë e protestës për dy arsyet dhe kërkesat e opozitës, kundërshtimin e marrëveshjeve atë të Demarkacionit dhe Asociacionit.

“ Po kam marrë pjesë në protestë me arsyen e nyejt që kemi pasur deri më tani. Marrëveshjet e Brukselit po dëmtojnë vendit dhe për këtë arsye kamë dal”, ka thënë Kurteshi.

Kurteshi ndër të tjera a thënë se nuk është me rëndësi se nga kush është organizuar protesta ku sipas tij marrëveshjet janë më të dëmshme. Ai po ashtu ka thënë se opozita duhet të jetë e bashkuar ndaj kundërshtimit të këtyre dy marrëveshjeve.

“ Mendoj që kish qenë mirë me qenë bashkë e gjithë opozita për ta kundërshtuar këtë Qeveri dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel”, ka thënë Kurteshi.

Kjo është protesta e parë që këto dy parti opozitare kanë organizuar pa Lëvizjen Vetëvendosje./ZËRI/ 

Image