Protestuesit shpërndahen të qetë (Foto)

Aktuale May 14, 2016 - 15:13

Ashtu siç u mblodhën ashtu edhe u larguan protestuesit e opozitës. Të qetë.

Pas protestës një orësh, disa mijëra protestues që u mblodhën në sheshin “Skënderbeu”, menjëherë pasi kanë dëgjuar fjalimet e liderëve dhe zyrtarëve të tjerë të partive janë larguar të qetë nga vendi i protestës.

Në protestë mesazhi u përçua i qartë. Opozita do të vazhdoj të kundërshtoj dy marrëveshjet për Demarkacionin dhe Asociacionin që ka nënshkruar qeveria.

Ndërkohë përveç të tjerash ata bënë edhe një kumtim të rëndësishëm. Bashkimin e opozitës për zgjedhjet e ardhshme dhe një fitore për të ndryshuar qeverinë./Zeri

Image
Image