Sheshet e qytetit fillojnë të mbushen me protestues (Foto)

Aktuale May 14, 2016 - 13:29

Protesta e dy partive opozitare AAK-NISMA do të nis për pak minuta.

Ndërkohë tashmë qytetarë të shumtë kanë nisur të grumbullohen në sheshet kryesore të Prishtinës. Në mesin e protestuesve shihen edhe fëmijë të vegjël të cilët me flamuj në dorë kanë dalë për të përkrahur protestën.

Ndërkohë krahas flamujve të Kosovës vërehen edhe shumë flamuj të Shqipërisë. Sipas fotografive të para që vijnë nga sheshet e kryeqytetit përkundër motit jo të mirë pritet të jetë një protestë masive e opozitës./Zeri/  

LEXO EDHE: Tollovi e madhe në Fushë-Kosovë nga protestuesit (FOTO)

Image
Image
Image