Ismajl Kurteshi i Vetëvendosjes nesër në protestë? (VIDEO)

Aktuale May 13, 2016 - 23:09
Deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshin nesër mund ta shohim në mes të protestuesve.

Ai në Tribuna Channel ka thënë se ende nuk ka marr vendim përfundimtar, por se është kundër çfarëdo marrëveshje që është në kundërshtim me interesat e vendit.

“Se a do të jem nesër në mesin e protestuesve do ta marr një vendim dhe do ta shohim. Nesër kjo do të bëhet publike”, ka deklaruar Kurteshi duke shtuar se do të ishte interes i vendit që opozita e bashkuar marrëveshjet e gushit t’i qonte deri në fund, derisa qeveria të detyrohej të largohet sepse ka shkelur Kushtetutën dhe ka nënshkruar dy marrëveshje tepër të dëmshme.

LEXO EDHE: Daut Haradinaj prezanton një hartë që thotë se u mbajt e fshehtë (FOTO)

“Këto dy marrëveshje janë marrëveshje që e dëmtojnë shumë vendin si sovranitetin, si integritetin territorial. Me të gjitha forcat e mija si intelektuale ashtu edhe fizike i kam kundërshtuar dhe do jem kundër këtyre dy marrëveshjeve edhe kur jam në shesh edhe kur nuk jam aty”, ka thënë ai.

Ndërsa kur është pyetur nga gazetari se a do të ketë edhe aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes në protestën e nesërme, deputeti është përgjigjur: Secili do të duhet të deklarohej për veti. Është e drejtë kushtetuese që qytetarët të protestojnë për çështje të cilat i konsiderojnë që janë të dëmshme për vendin.

Deputeti ka treguar edhe se çfarë do të ndodhë në rast që në Kuvend dërgohet marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi si dhe ka komentuar procesin e zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje duke folur edhe për kryetarin./Tribuna