Rrëfehet ish kryebashkiaku i Dibrës: Ja si rashë në grackë...

Aktuale May 13, 2016 - 13:54

Një kurth të ngritur nga kundërshtarët, ka qënë shpjegimi i dhënë nga ShukriXhelili pas video skandalit. Kështu e ka justifikuar ishkryebashkiaku i Dibrës tërë këtë situatë. 

Në një komunikim me “Panorama”, pak orë para se qeveria të firmoste shkarkimin e tij nga detyra dhe para se policia ta shoqëronte në komisariatin e Dibrës, Shukri Halili ka thënë se e gjitha ka qenë nje kurth.

“Ka qenë një kurth i ngritur nga kundërshtarët e mi, unë rashë në grackë”, ka thënë Xhelili, por pa dhënë të tjera detaje rreth asaj që ndodhi.