Organizatorët e protestës së nesërme në takim me policinë

Aktuale May 13, 2016 - 10:34

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se sekretari i këtij subjekti politik, Blerim Kuqi, dhe sekretari ekzekutiv i saj, Valon Tolaj, sot kanë pasur një takim me zyrtarë të policisë së Kosovës, për t’i harmonizuar veprimet për mbarëvajtjen e protestës së nesërme në Prishtinë.

“Duke u nisur nga fakti se protesta është shumë e madhe, dhe nesër drejt Prishtinës do të nisën mijëra automjete, Kuqi dhe Tolaj, kanë kërkuar mbështetjën e policisë, që qarkullimi tyre të jetë i papenguar dhe maksimalisht i lehtësuar”.

“Policia nga ana e saj, është treguar e gatshme që të ndërmarrë krejt [ka është e nevojshme, që protesta të përmbyllët e qetë, [ka është edhe përcaktim i Organizatorëve të saj” bën të ditur AAK përmes një kumtese për media, transmeton Klan Kosova.