AAK bën përgatitjet e fundit për protestën e 14 majit (FOTO)

Aktuale May 12, 2016 - 21:34

Aleanca për Ardhmërinë është duke i bërë përgatitjet e fundit për protestën e 14 majit që e ka thirrur bashkë me Nismën për Kosovën. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i AAK'së, Valon Tolaj, nëpërmjet profilit të tij në Facebook.

Një numër i madh i flamujve të Kosovës, Shqipërisë, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët do të përdorën në protestën e AAK'së dhe Nismës, shihen në disa fotografi që Tolaj ka publikuar në rrjetin social.

“Pergatitjet per 14 Maj. Ma te miret e Aleances..", ka shkruar Tolaj në Facebook.

Protesta e dy partive opozitare është thirrur, sipas tyre, për të kundërshtuar Qeverinë anti- kushtetuese dhe marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.

Image
Image
Image