Veseli: Do ta mbrojmë me fanatizëm amanetin e Skënderbeut

Aktuale May 07, 2016 - 00:10

Me rastin e 610 vjetorit të lindjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, thotë se luftëtarët shqiptarë kanë qenë përherë të frymëzuar me veprën e heroit.

Veseli ka thënë se shqiptarët do të mbrojnë me fanatizëm amanetin e heroit për orientim gjeostrategjik drejt perëndimit.

“Më 6 maj 1405 lindi heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Vepra e tij ka qenë burim frymëzimi për çdo luftëtar shqiptar në përpjekjet shekullore për liri e barazi. Orientimi i tij gjeostrategjik drejt perëndimit është një mësim dhe amanet që do ne do të vazhdojmë ta ndjekim dhe mbrojmë me fanatizëm”, ka shkruar Veseli në Facebook.