Mustafa: Fehmi Agani krah i djathtë i Rugovës

Aktuale May 06, 2016 - 22:51

Kryeministri Isa Mustafa ka përkujtuar Fehmi Aganin për të cilin sot edhe i ka bërë familjes Agani një vizitë.

Mustafa përmes një statusi në ‘Facebook’, ka vlerësuar lartë veprimtarin e Aganit. Ai tha se Agani ishte krahu i djathë i presidentit Ibrahim Rugova

Postimi i plotë:

U përkulëm sot para vendit ku prehet burrështetasi i madh, Fehmi Agani. Fehmiu ishte një kolos i mendimit, veprimit dhe politikbërjes në kushte tejet të vështira për Kosovën.

Duke qenë krahu i djathtë i Presidentit Rugova, Fehmi Agani, ka merita të posaçme në brumosjen e idesë dhe krijimin e kohezionit e përgatitjes së nevojshme për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Lavdi për jetë e mot intelektualit brilant, Fehmi Agani!