Qindra qytetarë duke pritur në rend për pasaporta (FOTO)
Aktuale
May 05, 2016 - 09:00
Një ditë pasi Komisioni Evropian edhe zyrtarisht rekomandoi heqjen e vizave për kosovarët, në mëngjesin e sotëm qindra qytetarë ia kishin mësyrë qendrës për pajisje të dokumenteve në Prishtinë.
Një fotografi të cilën e ka siguruar “Zëri”, shihet se qindra qytetarë qysh në orët e para të mëngjesit janë duke pritur me radhë që të fotografohen për tu pajisur më pas me pasaportë biometrike.
LEXO EDHE: Kriteret e udhëtimit pa viza
Mirëpo, pavarësisht se Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, procesi teknik deri në lëvizjen pa viza mund të zgjas deri në tre muaj. /ZËRI/
