Kriteret e udhëtimit pa viza
Në momentin që propozimi miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike nuk do të kenë nevojë për vizë kur udhëtojnë për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë në vendet anëtare të BE-së me përjashtim të Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe në katër vendet jo-anëtare të BE-së të përfshira në Shengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicrra), transmeton “Zeri.info”.
Përjashtimi i vizave parasheh vetëm udhëtim të shkurtër deri në 90 ditë për çfarëdo periudhe 180 ditore për qëllime biznesi, turistike ose familjare.
Qytetarët e BE-së tashmë mund të udhëtojnë pa viza për në Kosovë, përcjell “Zeri.info”.
Kushtet tjera për hyrje në zonën Shengen do të vazhdojnë të aplikohen, duke përfshirë nevojën për të dëshmuar mjete të mjaftueshme financiare dhe arsyen e udhëtimit.
Liberalizimi i vizave nuk ofron të drejtën për punë në BE. /ZËRI/