Dënohen për terrorizëm

Aktuale April 29, 2016 - 15:39

Njëmbëdhjetë të akuzuarit për terrorizëm janë dënuar nga Gjykata  Themelore në Prishtinë.

Dënimi ka të bëjë me veprën penale Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste nga neni 143 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe L.L e S.H të akuzuar për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të akuzuarit N.A dhe H.E janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj, ndërsa të akuzuarit I.R dhe E.B janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjetëve .

I akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 6 (gjashtë) muaj .

Të akuzuarit H.A ,S.S ,H.L dhe M.B janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve.

I akuzuari S.H është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6(gjashtë)muaj ,i cili nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën kohore prej 1(një) viti nuk kryen vepër të re penale .