Çfarë moti do të mbajë për 1 Maj?

Aktuale April 29, 2016 - 15:12
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton sot se në këtë vikend do të jetë mot me vranësira.

Sipas institutit mot me diell dhe vranësira të dendura do të na shoqëroj gjatë ditës së shtune. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9  gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga ana e juglindjes dhe jugperendimit me shpejtësi 1-4m/s.

Ndërsa ditën e diel për  1 maj  do te mbaje mot me diell dhe vranësira të ç’rregullta të cilat në pjesën e dytë të ditës do të jenë jostabile dhe serish do të krijohen kushtet për reshje shiu të cilat vende –vende do te jenë me intensitet mesatar Temperaturat maksimale do të jenë për 1-2 gradë Celsius me te ulëta, derisa minimalet do te jenë të ngjashme. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.