Kërkohet masë paraburgimi prej 30 ditësh për Azem Sylën, në orën 14 pritet seanca

Aktuale April 29, 2016 - 13:51

Prokurorët në rastin e Azem Sylës, kanë kërkuar që urgjent të mbahet një seancë gjykimi dhe masë e paraburgimi prej 30 ditësh.

Këtë e ka bërë të ditur avokati mbrojtës i Azem Sylës, Tomë Gashi, në një prononcim për media.

Ai ka thënë se prokurorët e EULEX-it kanë kërkuar që kjo seancë të nisë menjëherë sot në orën 14.

Arsyeja për caktim të masës, sipas Gashit, është se prokurori është frikësuar se Syla mund të ikë.