Tomë Gashi: Azem Syla mbajti premtimin

Aktuale April 29, 2016 - 12:25

Avokati Tomë Gashi ka konfirmuar për Telegrafin se Azem Syla tashmë është kthyer në Kosovë dhe ka mbajtur premtimin e dhënë.

Gashi rikujtoi se Syla ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Ajo që mund tua konfirmoj është që ai është kthyer në Kosovë, ashtu siç ka premtuar. Gjithashtu e ka mbajt fjalën e dhënë duke dhënë dorëheqje nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Tani do të bashkëpunoj me drejtësinë, dhe tash presim procedurat të rrjedhin në mënyrë normale”, ka thënë Gashi .