Azem Syla arrestohet nga EULEX-i

Aktuale April 29, 2016 - 11:07

Azem Syla është tashmë në dorën e EULEX-it. Ai është arrestuar para pak minutash.

Deputeti Syla është duke u dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Lajmin e kanë konfirmuar burime të gazetës “Zeri”.

LEXO EDHE: Fjalimi i vetëm i Azem Sylës në Kuvend – Ja çfarë kishte thënë për akuzat ndaj tij (Video)

 Azem Sylen  dyshohet si udhëheqës i grupit kriminal në keqpërdorim të pozitës për biznese me toka shoqërore që i ka kushtuar dëme buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro, përcjell “zeri.info” 

SHIH PER CILAT TOKA BEHET FJALE: Biznese të fuqishme në tokat e Azem Sylës (FOTO/VIDEO)

Po ashtu Syla dyshohet se ka të bëjë me rastin e tokave në Veternik dhe Çakllavicë ku janë të përfshirë shqiptarë dhe serbë.