Shkup – Protestuesit shpërthyen kordonin policor dhe u nisën drejt Parlamentit (Foto+Video)

Aktuale April 13, 2016 - 20:54

Mijëra qytetarë të cilët dogjën fotografitë e presidentit maqedonas Gjorge Ivanov para zyrës së tij për lidhje me qytetarët në qendër të Shkupit (te “Rekordi”), e shpërthyen kordonin policor dhe shkuan drejt Parlamentit.

Atje ata hasën në një kordon tjetër policësh.

LEXO EDHE: Situatë e tensionuar në Maqedoni, protestuesit para Kuvendit (FOTO)

Qendra e Shkupit vlon nga policët, të cilët janë nxjerrë për të parandaluar përballjen direkte të protestuesve dhe kundërprotestuesve të organizuar nga VMRO-DPMNE-ja në pushtet.

Image
Image
Image