Situatë e tensionuar në Maqedoni, protestuesit para Kuvendit (FOTO)

Aktuale April 13, 2016 - 20:22

Protesta të dhunshme po regjistrohen mbrëmjen e sotme në Shkup të Maqedonisë.

Protesta po zhvillohet përpara zyrës së Presidentit, Gjorgje Ivanov.

Mijëra persona të mbledhur në shesh kanë hedhur fishekzjarre dhe sende të forta në drejtim të ndërtesës shtetërore.

Me thirrjet “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, protestuesit marshuan në drejtim të ndërtesës së Presidencës si reagim kundër vendimit të Ivanovit për të falur të gjithë politikanët nën hetim.

Amnistia u mor dy ditë më parë dhe kishte për qëllim që të mos kishte tensione gjatë zgjedhjeve. Protestat organizohen nga shoqëria civile. /Portalb.mk/

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image