AGK-ja pranohet në Federatën Evropiane të Gazetarëve!

Aktuale March 11, 2016 - 16:55

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës edhe zyrtarisht është pranuar në Federatën Evropiane të Gazetarëve, kështu ka njoftuar, kryetari i AGK-së Zekirja Shabani.

Sipas tij, AGK-ja shumë shpejt do të rikthehet me të drejta të plota edhe në Federatën Ndërkombëtare te Gazetareve.

Postimi i plotë në “Facebook”:

“Urime per te gjithe koleget gazetare. Asociacioni i Gazetareve te Kosoves sapo eshte bere pjese e Federates Evropiane te Gazetareve. Thank you EFJ. AGK shume shpejt do te rikthehet me te drejta te plota edhe ne Federaten Nderkombetare te Gazetareve.

Vazhdojme...