Shpend Ahmeti i përgjigjet Vlora Dumoshit!

Aktuale February 12, 2016 - 20:11

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas kritikave që shefja e kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Vlora Dumoshi ia bëri atij.

Sipas Ahemtit, çfarëdo komenti për Dumoshin është i tepërt.

“Vlora Dumoshi, shefe e stafit ne kabinetin e Isa Mustafes paska thëne se unë, Shpend Ahmeti, jam shëmtimi i qytetit. Cfaredo komenti eshte i tepert”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Klikoni këtu për të parë reagimin që bëri para pak orësh Vlora Dumoshi

Ajo e ka quajtur Shpend Ahmetin shëmtimi i qytetit. Dumoshi deklaroi se Komuna e Prishtinës, e ka uzurpuar hapësirën publike të kryeqytetit, dukë u vënë plotësisht në shërbim të agjendave antishtetërore politike të Lëvizjes Vetëvendosje.