160 dëshmitarë do të flasin kundër Thaçit në lidhje me trafikimin e organeve

Aktuale February 12, 2016 - 18:33

Mjeku nigerian, Philip Njemanze ka pranuar t’i ofrojë dëshmi Serbisë për trafikim të organeve që përfshinë ish liderin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, Hashim Thaçi. 

“Në mesin e bashkëpunëtoreve të jashtëm, kryesori për Evropë ishte Hashim Thaçi, ish kryeministri kosovar, u cili është edhe mik i Okorochas. Ky është një rrjetë ndërkombëtar që funksionon mjaft mirë“, thuhet të ketë shtuar Njemanze.

Prokuroria deri tani thuhet se për këtë rast ka 160 dëshmitarë, shkruan InSerbia, transmeton Gazeta Express.