Albulena Haxhiu: Mustafa e Thaçi në panik, protesta e 17 shkurtit do të jetë si asnjëherë

Aktuale February 12, 2016 - 17:51

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se protesta e opozitës me rastin e 17 shkurtit do të jetë më masivja ndonjëherë e organizuar në Kosovë.

Sipas saj, kryeministri dhe zv.kryeministri i Qeverisë janë në panik. “Qytetarët e Republikës do t'i tregojnë Mustafës e Thaçit se koha e tyre politike ka mbaruar”, ka shkruar ajo në “Facebook”, transmeton “Zeri.info”

Postimi i plotë:

Është e vertetë që Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi janë në panik. Janë në panik pasi që viti 2016 do të jetë vit i llogaridhënies, vit i përgjegjësisë politike. Pazaret me Republikën, territorin dhe shkelja e 23 neneve të Kushtetutës nuk do të tolerohen.

Protesta e 17 shkurtit do të jetë protestë për mbrojtje të sovranitetit dhe dorëheqje të qeverisë. Kjo do të jetë protesta më masive, si asnjëherë më parë. Qytetarët e Republikës do t'i tregojnë Mustafës e Thaçit se koha e tyre politike ka mbaruar!