Thaçi zgjidhet president gjatë vikendit

Aktuale February 12, 2016 - 12:51

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi mund të zgjidhet president këtë vikend.

Burime të gazetës “zeri.info” bëjnë të ditur se tashme është duke u përgatitur gjithçka që të thirret seanca e jashtëzakonshme në të cilën Hashim Thaçi do të votohej për president të Kosovës.

Burime i kanë thënë “Zëri-t” se tashme kryetari i kuvendit, Kadri Veseli e ka marrë mbështetjen e ambasadorëve për t’i filluar proceduar për zgjedhjen e presidentit.

Sipas këtij burimi, kuvendi është përgatitur dhe se për zgjedhjen e Thaçit president është bërë i gatshëm kuvendi duke përfshirë edhe sallën alternative e cila javëve të fundit është përdorur për zhvillimin e seancave në mungesë të kushteve për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga opozita.

Por, pavarësisht se koalicioni qeverisës PDK-LDK është duke u bërë gati që ta zgjedh Thaçin president gjatë ditëve të vikendit, këtë gjë mund ta shtyjë për javën tjetër mobilizimi i opozitës për të penguar seancën. Mirëpo një gjë ende nuk dihet nëse vet zëvendëskryeministri Thaçi do të pranojë të zgjidhet president në sallën alternative./Zëri/