Haradinaj thotë se nuk do të shkoj më në takim tek Jahjaga (VIDEO)

Aktuale February 09, 2016 - 18:42

Shkuarja në zyrën e presidentes, për t’u takuar me Isa Mustafën, e Hashim Thaçin pas një kohe të gjatë, nuk ishte aspak e lehtë për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ky i fundit, në një intervistë për zona B në Klan Kosova, tha se ndihej në siklet në ato momente të së hënës paradite. Mbase kjo nervozë ishte edhe arsyeja pse kreu i Aleancës nuk përshëndeti dorë me dorë të gjithë që ishin brenda.

Haradinaj tregoi se në takim përball Mustafës e Thaçit nuk përmendi Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Ai tha se nuk e refuzoi takimin te Jahjaga, pasi beson që ka qytetarë të cilët e përkrahin atë edhe në këtë rast.

Haradinaj foli edhe për atë nëse ka dallime mes tij dhe AAK-së në një anë dhe kolegëve nga dy subjektet tjera opozitare në anën tjetër, në lidhje me atë se a duhej ulur bashkë me kryeminisntrin dhe zëvendësin e tij. Por, e pranon se nuk do të shkojë më në kësi takimesh.

Kreu i AAK-së tha se te qytetarët kanë edhe pakënaqësi tjera, e jo vetëm ato që kanë të bëjnë me Asociacionin dhe Demarkacionin.

Sipas tij, kjo u tregua edhe më 9 janar, ndërsa fajtor për gjithçka e lë shefin e qeverisë.