Zbulohen raste të trafikimit me migrantë në Maqedoni

Aktuale February 09, 2016 - 18:33

Që nga data, e cila përputhet më 19 nëntor të vitit 2015, e fillimit të zbatimit të qasjes selektive të lejimit në territorin e Maqedonisë vetëm të refugjatëve që vijnë nga rajonet e përfshira nga lufta siç janë Siria, Afganistani dhe Iraku, e deri më 10 janar, Ministria e Punëve të Brendshme ka zbuluar gjithsej 25 raste të trafikimit të migrantëve konfirmoi për Anadolu Agency, Natalija Spirova Kordiç kryeshefe e Sektorit për marrëdhënie me opinionin në MPB.

Ajo thotë se numri i migrantëve që ilegalisht janë transportuar në territorrin e Maqedonisë arrin në 181. Në vijim Kordiç informon se që nga zbatimi i qasjes selektive të lëshimit të kalimit në kufirin jugor të Maqedonisë, janë kthyer gjithsej 12 mijë e 189 “migrantë të ashtuquajtur ekonomikë”, prej të cilëve 8 mijë e 146 janë kthyer në vet vendkalimin kufitar, ndërsa 4 mijë e 33 janë kthyer nga territori i Maqedonisë.

Përndryshe, para dy ditësh Armata e Republikës së Maqedonisë filloi me vendosjen e gardhit të dytë me tela me gjemba përgjatë kufirit maqedono-grek, tek kota 59.

Planifikohet që ky gardh i dyfishtë të jetë përgjatë kufirit jugor.

Masa shtesë mbrojtëse zbatohet për shkak të faktit se migrantët i shfrytëzojnë vendkalimet ilegale kufitare për të hyrë në territorin e Maqedonisë, prej ku vazhdojnë drejt vendeve evropiane.