“Serbët e Kosovës nuk duan të përzihen në konfliktin ndërshqiptar”

Aktuale February 09, 2016 - 18:22

Përfaqësuesit e Listës Srpska nuk do të marrin pjesë në jostabilitetin politik që e ka shkaktuar konflikti ndërmjet pushtetit dhe opozitës në Prishtinë, ka thënë për ” Vesti” kryetari i kësaj liste Slavko Simiq, transmeton Koha.net.

Simiq ka thënë se lideri i AALK-së Ramush Haradinaj gjatë këshillimeve me presidenten Atife jahjaga në asnjë moment nuk e ka përmendur Asociacionin e Komunave serbe dhe as Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi por vetëm zgjedhjet e parakohshme dhe zgjedhjen e kryetarit me votën e qytetarit dhe se, sipas tij, Haradinaj ka lëshuar demonstrativisht takimin.

Ai ka shtuar se gjatë këshillimeve ka përsëritur se “do të distancohemi nga konflikti brenda shqiptarëve. Po ka thënë se “është i qartë është qëndrimi se nuk bën të zgjatet formimi i Asociacionit të Komunave serbe dhe se AKS nuk bën të shndërrohet në një OJQ ose institucion të pakuptimtë. Çdo element i marrëveshjes së Brukselit, e sidomos marrëveshja për AKS-në, duhet të zbatohet sa më shpejt dhe pa asnjë kusht”, ka sqaruar Simiqi.

Ai ka theksuar se në takim te Jahjaga ka thënë se “ është në interes të të gjithë qytetarëve në Kosovë që të vazhdohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës".