Haradinaj takon Stefan Fulen, shpalos qëndrimin për zgjedhje të parakohshme

Aktuale February 09, 2016 - 16:41

Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj ka takuar emisarin e Çekisë për Ballkanin Perëndimor Sefan Fule me të cilën ka folur për situatën në vend. Haradinaj i ka thënë ish-komisionerit të BE’së se zgjidhje për gjendjen aktuale janë zgjedhjet e parakohshme.

Ky është njoftimi i plotë i AAK’së.

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka zhvilluar një takim me ish-komisionarin për Zgjerim, tani emisar i Republikës së Çekisë për Ballkanin Perëndimor, Stefan Fule, në Prishtinë.