Çfarë thonë qytetarët për protestën e opozitës?

Aktuale February 09, 2016 - 15:11

Tri paritë opozitare në vend LVV, AAK dhe NISMA për Kosovën kanë thirrur protestë më 17 shkurt kështu për të kundërshtuar marrëveshjet e arritura në Bruksel për asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Kjo protestë e 17 shkurtit nga qytetarët po vlerësohet në vështrime të ndryshme.

Disa nga qytetarët e anketuar thonë se këto protesta janë të duhura dhe se duhet të bëhen ndryshime në sferën politike në vend.

Madje ata thonë se protestat duhen të jenë paqësore për një imazh më të mirë, mirëpo disa nga thonë se nuk janë të nevojshme por do të dalin vetëm për të festuar 17 shkurtin si datë e pavarësisë së Kosovës./ZËRI