Miratohet projektligji për patent-shofer, këto janë çmimet e reja
Aktuale
February 09, 2016 - 14:27
Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik ka miratuar projekt ligjin për Patentë Shofer dhe projektligjin për Siguri në punë në Veprimtarinë Minerare.
Sipas anëtarëve të Komisionit mbetet përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës që të caktoi ekspert për pyetës të kandidatëve për patentë shofer.
Kurse me projektligj parashihet numri i orëve për teori dhe praktikë për patentë shofer, numri i orëve për teori është shtuar nga 16 në 20, kurse për mësime praktike është shtuar nga 20 në 30 orë.
Çmimi është caktuar të jetë minimal nga 7 euro 82 cent për një orë mësim praktikë, kurse për teori 2 euro e 8 cent.