AAK: Pacolli nuk është kandidati i opozitës për president

Aktuale February 07, 2016 - 19:48

Ofrimi i postit të presidentit dhe përfshirja e Behxhet Pacollit në një listë të përbashkët me opozitën nuk qëndron të jetë e vërtetë.

Lajmin se opozita i ka ofruar Pacollit postin e presidentit dhe futtjen e tij në listën e përbashkët zgjedhore e ka demantuar anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj.

Ai për zëri.info ka deklaruar shkurt se një gjë e tillë nuk qëndron e vërtet dhe se përfshirja e Pacollit në listën zgjedhore nuk qëndron.

” Është gënjeshtër”, ka thënë Nitaj shumë shkurtë.

Ndërkaq në media ka qarkulluar lajmi se Pacollit i është ofruar posti i presidentit./ZËRI