Aktuale

Anulohen 40 fluturime për shkak të mjegullës

Anulohen 40 fluturime për shkak të mjegullës
27 dhjetor 2015 • 16 : 10

​Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka mjegull të madhe, e cila ka bërë që prej mbrëmë deri sot të anulohen 40 fluturime.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara tha për lajmi.net, se disa nga fluturimet janë dërguar në aeroportet fqinje, atë të Shkupit dhe Tiranës.

Ajo tha se në Sllatinë ka shumë mjegull dhe kjo gjë mund të rrezikojë që të mos realizohet asnjë fluturim.

“Për sot i kemi gjithsej 63 fluturime. Prej tyre, 33 fluturime janë në arritje ndërkaq 30 fluturime janë në shkuarje. 40 fluturime janë të anuluara, 7 janë dërguar në aeroportet fqinje, në atë të Shkupit dhe Tiranës, ndërkaq gjatë pjesës tjetër të ditës presim që edhe 7 fluturime të realizohen apo dhe të mos realizohen”, tha Gara për lajmi.net.

Kjo mjegull në Kosovë po vazhdon prej ditës së enjte.

© zëri.info