Aktuale

Huffington Post: Situata në Shqipëri dramatike

Huffington Post: Situata në Shqipëri dramatike
05 dhjetor 2015 • 22 : 43

Dramatike është cilësuar situate ekonomike dhe politike në Shqipëri. Në artikullin e Huffington Post, të gazetarit Jaime Pozuelo-Monfort, i cili ka zhvilluar një vizitë në Tiranë më 30 gusht, ku ka zhvilluar takime me njerëz të thjeshtë dhe personalitete të politikës, apelohet që Shqipëria të ndryshojë kursin sa është në kohë.

“Nuk ka vend për optimizëm. Situata në Shqipëri është dramatike. Shqipëria duhet të ndryshojë kursin e saj sa është në kohë. Elita e tanishme nuk është në gjendje të bëjë ndryshime”, shkruan Pozuelo-Monfort. Një vlerësim ai bën edhe për politikanët shqiptarë, që i quan mediokër.

“Nepotizmi është i theksuar në administratën shtetërore. Korrupsioni dhe njohjet janë mënyra më e mirë për të zënë punë. Ka mungesë totale meritokracie. Korrupsioni manifestohet në çdo nivel të shoqërisë.”, shkruan Pozuelo-Monfort.

Këshilla që jep ai është që të ndryshohet kursi i historisë, të përmbushen ëndrrat e shqiptarëve, por jo me aktorët aktualë politikë në Shqipëri.

“Ka ende kohë të ndryshoni kursin e historisë dhe udhëtimin drej një të ardhmeje më të mirë. Duhet të tregoheni të guximshëm. Ju mund të përmbushni ëndrrat tuaja, por jo me lojtarët që janë aktualisht në politikë”.

© zëri.info