Hoti: Miratimi i buxhetit siguron blerjen e vaksinave anti-COVID me 40 milionë euro

Hoti: Miratimi i buxhetit siguron blerjen e vaksinave anti-COVID me 40 milionë euro

Aktuale December 29, 2020 - 21:51

Pas miratimit të buxhetit për vitin 2021, Kryeminstri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se ky buxhet siguron edhe blerjen e vaksinave anti-COVID me 40 milionë euro.

Hoti, në llogarinë e tij në “Facebook”, theksoi se miratimi i këtij buxheti siguron stabilitet për funksionimin e institucioneve, si dhe financim të duhur për shëndetësi për luftimin e pandemisë.

Sipas Hotit, buxheti siguron financim të rregullt të arsimit, drejtësisë, sigurisë dhe mbrojtjes, kulturës, rinisë dhe sportit, financimin e rregullt të skemave sociale dhe pensionale, financimin e projekteve kapitale, financimin e rregullt të buxhetit të komunave.

“Buxheti siguron zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes për 2021, si dhe kontribuon në kultivimin e partneritetit me institucionet financiare ndërkombëtare dhe me partnerët tjerë zhvillimor të Kosovës që ka munguar në vitet e fundit”, ka shkruar ai në “Facebook”. /Zëri