Zemaj sulmon LVV-në në Kuvend, shiheni në sy që jeni me simptoma

Zemaj sulmon LVV-në në Kuvend, shiheni në sy që jeni me simptoma

Aktuale July 13, 2020 - 18:22

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj duke folur në foltoren e Kuvendit në seancën e sotme lidhur me menaxhimin e pandemisë është drejtuar nga deputetët e LVV-së duke iu thënë se i dallon që nga sytë se janë të infektuar.

“E keqja që ka ndodh, ka ndodh pas datës 12 qershor, ua lexoj me emra të afërmit tuaj, aktivistët që janë të infektuar me koronavirus. Ju jeni persona kontakti, ju jeni të dyshuar për koronavirus, hajde shkoni bëni testet, pse po ikni nga testet, t'i je me simptoma, sytë t’kallxojnë që je me simptoma”, tha ministri Zemaj në Kuvend, raporton Zeri.info.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar duke i kujtuar ministrit Zemaj se nuk është kompetent që ta thotë atë fjali. “Kujdes fjalorin që e përdor me deputetët. Nuk je as kompetent as i thirrur për këtë, si e merr guximin një ministër i shëndetësisë të thotë atë fjali”, tha Nagavci. /Zëri