Lajçak reagon pas vendimit të qeverisë Kurti për reciprocitet me Serbinë

Lajçak reagon pas vendimit të qeverisë Kurti për reciprocitet me Serbinë

Aktuale May 31, 2020 - 12:52

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masa të reja të reciprocitetit me Serbinë.

Lajçak është shprehur i zhgënjyer pas vendimit, duke thënë se veprime të tilla pengojnë rifillimin e dialogut, duke kërkuar që këto masa të lragohen menjëherë.

“I zhgënjyer për masat e reja të reciprocitetit, të vendosura nga qeveria në detyrë e Kosovës. Veprime të tilla të njëanshme e minojnë rifillimin e dialogut dhe duhet të largohen menjëherë. Siç është thënë vazhdimisht, ne presim që të dyja palët në dialog t’i zbatojnë dhe t’i respektojnë marrëveshjet e kaluara”, ka shkruar Lajçak në Twitter, transmeton Zeri.info.

 

Ndryshe, në vendimin e Qeverisë së Kosovës, për reciprocitet me Serbinë, thuhet se asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës./Zëri