Kurti: Zgjjedhja e Konjufcës kryeparlamentar nuk ka qenë befasi për LDK-në

Kurti: Zgjjedhja e Konjufcës kryeparlamentar nuk ka qenë befasi për LDK-në

Aktuale December 26, 2019 - 18:14

në Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur shkurtë para gazetarëve, raporton “Zëri.info”.

I pyetur se a ka qenë në dijeni kryetari i LDK-së për propozimin e Vetëvendosjes për Glauk Konjufcën si kryetar Kuvendi, Kurti tha se zgjedhja e tij nuk ka qenë befasi. Madje ai ishte optimist se do të gjindet zgjdhje edhe për formimin saa më të shpejtë të qeverisë.

“Unë nuk e di kush sa ka qenë në dijeni por nuk besoj që mund të ketë qenë befasi. Me interesin e përgjithsëhm para cfarëdo interesi tjetër besoj që do t’i tejkalojmë të gjitha pengesat dhe të kemi Qeveri të re ashtu siç patëm Kuvend të ri”, ka thënë Kurti”, ka thënë ai.

Ai tha se janë në kontakt të rregullt me LDK-në ndonëse nuk përmendi që do të kenë takim. Tuje konstituivin e Kuvendit të Kosovës, Kurti e quajti qytetari demokratike të cilën siç tha ai nuk e kishin treguar ish-partitë e PAN-it pas zgjedhjeve të kaluara.

“Sot është një ditë shumë e mirë për demokracinë dhe shtetndërtimin në Koovë meqë u krijua Kuvendi i Republikës. Kuvendi është tempull i demokracisë dhe ligjvënies dhe më këtë hap kemi treguar një lloj qytetrimi demokatik për sepse dallim nga legjislatura e gjashtë ne nuk e kemi bllokuar konstituimin e institucioneve”, ka përfunduar ai./Zëri