Deputetet nga PDK-ja dhe AAK-ja ua vendosin flamurin kombëtar VV-së gjatë betimit
Foto: Laura Hasani

Deputetet nga PDK-ja dhe AAK-ja ua vendosin flamurin kombëtar VV-së gjatë betimit

Aktuale December 26, 2019 - 16:20

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca konstituive, ku para pak qastesh janë betuar 120 deputetët e legjislaturës së re.

Gjatë betimit, deputetët nga PDK-ja dhe AAK-ja, ua kanë vendosur flamurin kombëtarë para deputetëve të Vetëvendosjes, duke ja kujtuar gjestin që këta të fundit bënin gjithmonë në betimin në Kuvend, raporton Zëri.info

Ishte Ganimete Musliu nga PDK dhe Time Kadrijaj nga AAK, ato që i vendosën flamujt para deputetëve të VV-së gjatë betimit./ZERI/

Image
Image