B Corps arrin nė Evropė, Kosova pjesė e saj

B Corps arrin nė Evropė, Kosova pjesė e saj

SHPËRNDARJE

22 Prill 2015 • 12:05 •

Sot, në Amsterdam të Holandës, do të mblidhen liderët e biznesit të Evropës për të festuar hapjen zyrtare të lëvizjes se Korporates B (B Corp ose Benefit Corporation), e cila kishte sukses në SHBA, Amerikën e Jugut, Kanada dhe Australi. Prezantimi i certifikimit të korporatës B (B Corp) në tregun evropian përcakton bazat për një rritje të markave të gjelberta, të cilat nxisin ndikimin e pergjegjësisë sociale. Levizja e B Corp synon të inspirojë gjithë njerëzit për të përdorur mënyrën më të mirë e të bërit biznes etik, transmeton zeri.info.

Korporatat B të certifikuara, përmbushin standardet rigoroze të perfomrances sociale, mjedisore, transparences dhe llogaridhënjes. Pasiqë, tregu evropian ka një kërkesë në rritje për produktet e qëndrueshme organike, certifikimi i standardeve te Korporatave B janë më se të mirëpritura. Kompanitë si Ben & Jerry’s, Patagonia dhe Banka Triodos, gjithnjë e më shumë janë në dijeni se sot konsumatorët nuk kerkojnë vetëm prdukte të mira, por edhe kompani të mira, shkruan zeri.info.

“Certifikimi B Corp është i përshtatshëm shumë për kompanitë evropiane që tashmë veprojnë në mënyrë të qëndrueshme ", thotë Leen Zevenbergen, një ndërmarrës serik i cili udhëheq lëvizjen Evropiane të B Corp. " Ky certifikim do të jete pikë referimi për ata që kërkojnë të përmirësojnë ndikimin për punëtorët, shoqërinë si dhe mjedisin.  

Image

B Corp në Kosovë, përmes Kolegjit Universum

B Corp vjen edhe në Kosovë përmës Kolegjit Universum, i cili është i ngarkuar për përfaqësimin e Benefit Corporation në Ballkan. Me ketë rast, kompanitë kosovare të cilat e kalojnë vlerësimin rigoroz të ekspertëvë më të njohur botëror në këtë fushë dhe përmbushin standardet e performancës sociale, mjedisore, transparences dhe llogaridhënjes., bëhën pjesë e klubit më prestigjioz botëror të kompanive me vlera dhe mund ta bartin nominimin ‘Certified B Corp’, shkruan zeri.info.

Mbi 1300 kompani globale që veprojnë ne 38 shtete dhe ne 121 industri, u jane bashkuar themelimit të kategorisë së më shumë se 60 Korporatave B Evropiane. Pasiqë, lëvizja ndërkombëtare B Corp po zgjerohet vazhdimisht në territorin evropian, tregu i ri synon të leshoj 1000 certifikata evropiane te B Corps nga viti 2017, shkruan zeri.info.

Sot, në eventin e hapjes në Amsterdam, themeluesit e lëvizjes B Corp dhe partnerët e saj global do të takojnë udhëheqësit evropianë për të ngritur vetëdijen e mënyrës më të mirë për të bërë biznes. Bashkethemeluesi i Laboratorit B, Bart Houlahan tha qe : "Ne jemi të ngazëllyer për të rritjen e kësaj  dege në Evropë, e cila gjendet në Amsterdam, Holandë, e cila do t’i shërbejë komunitetit rajonal dhe do ti inkurajoje kompanitë që të jene jo vetëm më te mira në botë, por të jenë edhe më te mirat për botën. " /Zëri/