Protestë në Pejë kundër Qeverisë së Shqipërisë

Aktuale November 25, 2018 - 23:49
Detajet

Nesër në qytetin e Pejës pritet të mbahet një protestë kundër Qeverisë së Shqipërisë.

Protesta do mbahet prej orës 10:00 kur edhe pritet të bëhet parakalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, para fillimt të mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Sipas njoftimit, protesta kundër Qeverisë së Shqipërisë do të mbahet nga disa qytetarë të Pejës të cilët janë të afërt të Val Zekës nga Grupi i Kumanovës.

Me moton “Gruevskin e ndihmuat, Val Zekën e tradhtuat”, ata do shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë së Shqipërisë.

Ndryshe, në orën  10:15 pritet të mbahet ceremonia shtetërore e mirëseardhjes, ndërsa në ora 10:30 pritet të filloi mbledhja  e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.