Bahtiri: Për dështimin në Interpol, fajtor është Thaçi dhe jo Pacolli

Aktuale November 20, 2018 - 23:25
Lexo tjera detaje

Nënkryetari i AKR’së Agim Bahtiri nuk fajëson shefin e partisë Behgjet Pacolli i cili në rolin e Ministrit të Punëve të Jashtme nuk arriti të bëjë Kosovën pjesë të Interpolit. Pas kësaj, po kërkohet dorëheqja e Pacollit nga rivalët politikë.

Por për Bahtirin, fajtori është Hashim Thaçi, president i Kosovës.

“Ky nuk është dështim i Behgjet Pacollit”, thotë Bahtiri në T7 duke përmendur luftën e Serbisë kundër Kosovës.

“Lobimi i Serbisë ka qenë në pjesën më të lartë të mundshme. Është një luftë e paparë e Serbisë ndaj Kosovës’, shtoi ai.