Ambasadori amerikan në Beograd: Zhgënjyese për Kosovën, këto probleme e presin

Aktuale November 20, 2018 - 15:35
Lexo Detajet

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka reaguar pas vendimit për mos anëtarsimin e Kosovës në INTERPOL.

Vendimi i Interpolit për mos pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, është zhgënjyese për SHBA-të, sipas ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott.

Scott ka thënë se Kosova do të vazhdojë të ketë probleme në qasje të listave të zeza të Interpolit për shkak të mos pranimit, dhe për këtë do të detyrohet ta bëjë përmes UNMIK-ut, shkruajnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Kosova sot dështoi të anëtarsohet në Interpol duke mos i siguruar votat e nevojshme as pas dy raundeve të votimit.