Nis organizimi i zgjedhjeve të parakohshme në LDK

Aktuale November 20, 2018 - 15:30
Lexo Detajet

Sot, nën udhëheqjen e kryetarit Mustafa, u mblodh kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të diskutuar mbi zhvillimet aktuale politike në vend, në kuadër të përgatitjeve për mbajtjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se i ka bërë publike qëndrimet e saj për dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Këto qëndrime, që konsistojnë në legjitimitet para dialogut, do të diskutohen në takimin e ardhshëm të Këshillit të Përgjithshëm, si organ më i lartë i LDK-së, ndërmjet dy kuvendeve.

LDK është e bindur se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë, sepse është e dëmshme të qeveriset nga një pakicë me interesa klienteliste. Për këtë arsye do të fillojë organizimin dhe mobilizimin e anëtarësisë dhe qytetarëve për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme. LDK, si parti e qendrës së djathtë, do tu ofrojë qytetarëve program evropian të qeverisjes dhe perspektivë evropiane.

LDK sheh interes të veçantë që të përmirësohet qeverisja edhe në nivel lokal, prandaj do të angazhohet që pushteti lokal, sikurse edhe ai qendror të punojë në të mirë të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

Janë këto temat, për të cilat po bëhen përgatitjet të përcaktohen orientimet bazë në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së  që do të mbahet në fund të kësaj jave.